Bien importet dhe eksportet, ekspertët: Pasoja të drejtpërdrejta në ekonomi, ka rënë fuqia blerëse

Bien importet dhe eksportet, ekspertët: Pasoja të drejtpërdrejta në ekonomi, ka rënë fuqia blerëse

2026 ka nisur me panoramë negative për tregtinë e jashtme të Shqipërisë teksa si eksportet dhe importet kanë regjistruar një rënie të ndjeshme. 26.7 miliardë lekë mallra arritëm të tregtojmë jashtë vendit në muajin janar një rënie me 4.5%, ndërsa importet ranë në 57.9 miliardë lekë ose thënë ndryshe me 4% krahasuar me një vit më parë. Kjo situatë në tregtinë e jashtme sipas ekspertëve dhe eksportuesve është shqetësuese e cila tregon një rënie të fuqisë blerëse dhe pasoja të drejtpërdrejta për ekonominë. Në rënien si të eksporteve dhe të importeve kanë ndikuar më së shumti lëndët djegëse, ushqimet si dhe tekstilet. Ndalur sipas gjeografisë  më pak mallra kemi dërguar drejt Italisë dhe Kosovës dhe më pak kemi blerë edhe nga Greqia. Ndonëse një platformë...