BE do të japë fonde për bujqësinë, ministri Salla: Presim të marrim 112 milionë euro fonde nga Bashkimi Europian
Shqipëria po arrin të bindë Europën që të marrë fonde për bujqësinë. Ministri Andis Salla, para gazetarëve, dha premtimin se brenda këtij viti do të çelen fondet e programit IPARD III, që kapin vlerën e 147 mln eurove, nga të cilat 112 mln euro do t’i sigurojë Europa. “Unë në datën 9 jam në Bruksel për të vazhduar hapjen e mëtejshme, në mënyrë që ne brenda 6 mujorit të parë të vazhdojmë me çeljen dhe hapjen e 112 mln eurove nga BE”, tha ministri i Bujqësisë, Andis Salla. Skema kombëtare 2026 do të vijë me ndryshime rrënjësore, ku fokusi kësaj here do të jetë blegtoria. Në vend të parave, kësaj here qeveria do të japë edhe gjëra të gjalla. “Për të rinjtë dhe të rejat...
Burimi:
top-channel.tv