BB: Ura e Viroit hapet në prill, gati dokumentet për 12 projekte të tjera
Ura e Viroit në jug të vendit, që lidh Gjirokastrën me pikën kufitare të Kakavijës dhe ka një gjatësi rreth 500 metra, pritet të hapet në muajin prill, sipas vlerësimit më të fundit të publikuar nga Banka Botërore. Kjo e fundit po mbështet financiarisht këtë program me rreth 55 milionë USD, një ndërhyrje që synon përmirësimin e infrastrukturës së një sërë urave në vend dhe rritjen e qëndrueshmërisë ndaj fatkeqësive natyrore. Sipas raportit, progresi drejt arritjes së objektivave kryesore mbetet i qëndrueshëm, ndërsa zbatimi i përgjithshëm vlerësohet si mesatarisht i kënaqshëm. Projekti është i strukturuar në tre komponentë kryesorë. Komponenti i parë, infrastruktura e urave, përbën pjesën më të madhe të financimit me rreth 44 milionë dollarë dhe përfshin ndërtimin e urave të reja si...
Burimi:
javanews.al