Baret po spekulojnë me ujin, e shesin njësoj ose më shtrenjtë se kafeja, rritja me 30%

Baret po spekulojnë me ujin, e shesin njësoj ose më shtrenjtë se kafeja, rritja me 30%

Çmimet e produkteve bazë në bare, kafeja dhe uji po rriten me shpejtësi kohët e fundit me nga 20-30% se secila. Një shishe ujë 0.5 litër tani është barazuar me kafenë ose në disa raste është edhe më shtrenjtë. Të dhënat nga tregu  tregojnë se, një shishe ujë në rrjetet e mëdha të kafeve në kryeqytet ka shkuar në 120 lekë nga rreth 70-90 lekë që ka qenë deri para një muaji. Ndërsa në baret e zakonshme të Tiranës një paketim  0.5 litër kushton jo më pak se 90 lekë nga 70 lekë që ishte në fund të 2025.  Rritja e çmimit të kafesë dhe ujit më shumë e ka çuar faturën për të dyja bashkë nga 170 lekë mesatarisht në 220-240 lekë. Enri Jahaj...