Bankomatet me kurse këmbimi transparente/ Rregulla të reja për tarifat bankare, klientët do të informohen për çdo komision
Bankat dhe operatorët që ofrojnë shërbime në bankomate dhe në pikat e shitjes do të duhet të tregohen më të kujdesshëm dhe më transparentë ndaj klientëve, për kostot reale të këmbimit të monedhave. Me ndryshimet e reja rregullatore të përgatitura nga Banka e Shqipërisë, përdoruesit e kartave do të informohen qartë për tarifat, kursin e aplikuar dhe përqindjen shtesë mbi kursin zyrtar, përpara se të kryejnë çdo tërheqje apo pagesë. “Siç përcaktohet në nenin 52, pika 2 të ligjit “Për shërbimet e pagesave”, lidhur me kërkesat e informacionit mbi tarifat e këmbimit të monedhës dhe kursin e zbatueshëm të këmbimit, duhet të shprehin një vlerë në përqindje që tregon, sa ndryshon kursi i aplikuar mbi kursin e këmbimit më të fundit të disponueshëm. Kjo përqindje...
Burimi:
top-channel.tv