Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Bankat rrisin rrogat e tyre, por ngrejnë edhe normat e interesit të kredive ndaj qytetarëve
Bankat po pastrojnë para të pista, disa prej tyre janë nën hetim nga SPAK. Por shumë banka rrisin rrogat për punonjësit dhe po ashtu rrisin normat e interesit për kreditë ndaj biznesit dhe qytetarëve. Ndërkohë Banka e Shqipërisë bën sehir. Në vend që ti kontrollojë, me synimin ruajtjen e stabilitetit ekonomik dhe në interes të qytetarëve, ajo punon e mbron interesat e pronarëve të bankave. Një shkrim i Monitor thekson se shpenzimet e sektorit bankar për personelin po rriten për të pestin vit radhazi. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, shpenzimet për personelin gjatë 9-mujorit 2025 arritën në më shumë se 14.4 miliardë lekë, në rritje me 12% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 dhe në nivelin më të lartë regjistruar ndonjëherë...