Banka e Shqipërisë licenson Jet Bank: Gati për testimet e bankës

Banka e Shqipërisë licenson Jet Bank: Gati për testimet e bankës

Jet Bank plotëson procesin e lincesimit nga Banka e Shqipërisë për të operuar me kapacitete të plota në tregun shqiptar, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt prezantimit të modelit të parë të bankimit 100% digjital në vend. Ky zhvillim konfirmon përfundimin me sukses të një procesi rigoroz vlerësimi dhe përgatitjeje, në përputhje me standardet rregullatore vendase dhe ndërkombëtare, si dhe kërkesat për siguri, transparencë dhe stabilitet financiar. Në vijim, Jet Bank do të hyjë në një fazë testimi paraprak, gjatë së cilës banka do të jetë e aksesueshme për një grup të përzgjedhur përdoruesish. Kjo fazë synon të mbledhë përshtypje mbi përvojën e përdoruesit, funksionalitetet dhe performancën e bankës. “Pas licencimit, fokusi ynë është të sigurojmë që çdo element i eksperiencës së klientit të jetë i thjeshtë,...