Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë pas investigimit të Top Channel

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë pas investigimit të Top Channel

Rreziqet e vazhdueshme për sigurinë ushqimore në vend, të ngritura nga Top Channel, kanë vënë në lëvizje edhe Parlamentin e Shqipërisë, teksa një grup deputetësh së fundmi kanë ndërmarrë një projektligj që kërkon marrjen e masave “Për domosdoshmërinë e kryerjes së analizave laboratorike për ndotësit ushqimorë”. Shqetësimi i bërë publik nga emisioni Inside Story në Top Channel, pas investigimit mbi cilësinë e bukës, ku është vënë re prania e arsenikut, një lëndë e rrezikshme për trupin e njeriut, është ngritur edhe në komisionet parlamentare. “Rritja e vazhdueshme e rasteve me ndotës kimikë dhe biologjikë të produkteve ushqimore, si në prodhimin vendas ashtu edhe në import, ka krijuar një situatë alarmante. Produktet shqiptare bllokohen dhe kthehen në vendet ku eksportohen. Në shumë raste, produktet e refuzuara...