Arritja e madhe e qeverisjes së PD jep fryte/ Gazi i TAP mbërrin në Gjermani, vendi po çlirohet nga varësia ruse
Një nga arritjet më të mëdha të qeverisjes së PD, gazsjellësi TAP, po jep fryte jo vetëm si një zgjidhje ekonomike, por edhe gjeostrategjike. Gazi i TAP ka mbërritur në Gjermani, duke zëvendësuar kështu varësinë nga gazi rus SPIEGEL Azerbajxhani ka nisur tani të furnizojë me gaz natyror edhe Gjermaninë dhe Austrinë Përmes Korridorit Jugor të Gazit. Kompania shtetërore e energjisë Socar ka filluar furnizimet. Gazi transportohet përmes gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP), i cili shtrihet nga kufiri greko-turk, përmes Greqisë dhe Shqipërisë, deri në Italinë e Jugut. Prej andej, ai dërgohet më tej drejt veriut. “Dërgesat, që kalojnë përmes Italisë drejt Austrisë dhe Gjermanisë, zgjerojnë shtrirjen gjeografike të gazit azerbajxhanas në Evropë”, thuhet në njoftim. Me tregjet e reja, numri i vendeve që importojnë gaz nga...
Burimi:
syri.net