Burimi:
kohajone.com

Foto © kohajone.com
Apartamentet në Tiranë, mision i paarritshëm për shtresën e mesme
Turizmi, rritja e kostove të ndërtimit e deri te qarkullimi i parasë informale që po shtrembëron tregun e lirë janë disa nga faktorët që, sipas ekspertëve të ekonomisë dhe urbanistikës, po nxisin rritjen e shpejtë të çmimeve të apartamenteve në Tiranë. Si pasojë, blerja e një banese po bëhet gjithnjë e më e paarritshme për familjet me të ardhura të mesme dhe të ulëta. Ndërsa qiratë tejkalojnë kufijtë e përballueshmërisë të rekomanduar nga standardet ndërkombëtare. Të blesh një apartament në Tiranë sot është më e vështirë se tre vite më parë, për shkak të rritjes së shpejtë të çmimeve që nuk ndjekin rritjen mesatare të të ardhurave të familjeve të shtresës së mesme. Aktualisht projektet më të reja në afërsi të zonave periferike po shiten...








