ALP, shkresë zyrtare tatimeve e AKSHI: Na keni bllokuar aktivitetin, zgjidhni problemin e fiskalizimit
Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) , që përfaqëson anëtarë në sektore të ndryshem në Shqipëri, iu është drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT) dhe Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) me një shkresë në lidhje me problematikat e përsëritura në sistemin e fiskalizimit, të cilat po sjellin bllokime serioze në aktivitetin ekonomik dhe rrisin riskun e penaliteteve ndaj bizneseve për shkaqe që nuk burojnë nga subjektet tatimpaguese. PROBLEMATIKAT E KONSTATUARA Gjatë periudhës 20 janar 2026 dhe ne vazhdim , anëtarët tanë kanë raportuar në mënyrë të vazhdueshme këto bllokime: Nuk regjistrohet certifikata e re e fiskalizimit -pengon rinovimin apo aktivizimin e elementëve bazë të funksionimit; -pamundëson vijimin normal të proceseve të fiskalizimit. Nuk hapet dot filial i ri -bllokon zgjerimin apo organizimin...
Burimi:
syri.net