AKU gjobit 7 subjekte në tregun agroushqimor të Tiranës për shkelje të sigurisë ushqimore

AKU gjobit 7 subjekte në tregun agroushqimor të Tiranës për shkelje të sigurisë ushqimore

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) kreu inspektime në tregun agroushqimor në Tiranë, pas një denoncimi për tregtimin e produkteve ushqimore të pasigurta. Gjatë këtyre kontrolleve, janë verifikuar pesë subjekte tregtare që shisnin produkte me origjinë shtazore, ku u konstatuan shkelje të rënda në lidhje me sigurinë ushqimore. Në total, janë bllokuar 197,5 kg djathë kaçkavall dhe fruta të thata të cilat nuk përmbushnin standardet e sigurisë ushqimore. Po ashtu, janë gjetur gjithsej mbi dy tonë produkte që nuk dispononin etiketa, si sallam dhe fruta të thata. Sipas AKU-së, këto shkelje kanë të bëjnë me tregtimin e produkteve pa siguri për konsumatorët, mungesën e gjurmueshmërisë dhe mosrespektimin e normave për etiketimin e produkteve. Për këto shkelje, AKU ka vendosur 7 masa administrative me gjobë në vlerën...