Administrata pushon, gjoba punon/ Bizneset marrin kamatë për deklarim të vonuar ditën e pushimit

Administrata pushon, gjoba punon/ Bizneset marrin kamatë për deklarim të vonuar ditën e pushimit

Kjo fundjavë ka qenë e gjatë, me katër ditë pushim. Por, siç e kemi thënë shpesh, biznesi në shumicën e rasteve nuk e ka luksin që të rrijë kaq gjatë pa punë. Administrata, Po! Ajo ia ka lënë vendin shtetit online dhe vetw pushon e udhwton. Gjithsesi, shumë fundjava apo ditë pushimi zyrtare nuk kanë qenë të qeta këto kohë, ndonëse pothuajse të gjitha veprimet biznesi mund ti kryejë online. Ndonjëherë nuk punon self-care, ndonënjëherë nuk ngarkon dot dokumentet për barrëlindjet apo raportet ecpunonjësve. Një herë tjetër nuk merr dot nënshkrimin elektronik, që të bllokon tërësisht aktivitetin. Këtë fundjavë të gjatë, bizneset po ankohen se po marrin gjoba për deklarim të vonuar, ndonëse afati është shtyrë automatikisht për shkak se e premtja dhe e hena...