Abuzimi me plehrat kimikë/ Blihen lirë nga kompanitë, fermerët ankohen: Janë 30% më shtrenjtë se viti i kaluar

Abuzimi me plehrat kimikë/ Blihen lirë nga kompanitë, fermerët ankohen: Janë 30% më shtrenjtë se viti i kaluar

Çmimet e plehrave kimike po godasin fermerët. “Na janë rritur plehrat kimike 30% më tepër”, u shpreh fermeri. Ky alarm i ngritur nga prodhuesit shqiptar nuk po shqetëson aspak Ministrinë e Bujqësisë, e cila deri më tani nuk ka sjellë asnjë reagim. Shtrenjtimi i plehrave kimike sipas tregtarëve ka ardhur si pasojë e luftës që po zhvillohet në Lindjen e Mesme, dhe rritja e çmimit të naftës, në Shqipëri solli ushqyes kimikë më të kushtueshëm për bujqësinë. Një vit më parë fermerët 1 kuintal ure e blinin në farmaci bujqësore 4900 lekë, ndërsa sot ky produkt kushton 6000 lekë. I njëjti realitet është edhe për dapin ku nga 7000 lekë, vlera e tij ka shkuar në 9800. Kurse nitrati nga 4700 kuintali, kap shifrat e...