Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
A ndikojnë zhvillimet në Venezuelë në ekonominë shqiptare? Ja çfarë thonë ekspertët
Në një distancë gjeografike rreth 9 mijë kilometër dhe pak ndonjë lidhje historike apo tregtare të fortë, zhvillimet në Venezuelë nuk do përbënin ndonjë interes në Shqipëri në kushte të tjera. Por, sot bota është më e lidhur se kurrë. Diçka që ndodh larg, përcillet shpejt në tregje… në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthorazi. Maksim Caslli, ekspert i tregjeve të investimeve, shprehet: “Edhe pse Shqipëria dhe Venezuela ndodhen në anë të kundërt të globit dhe nuk kanë marrëdhënie tregtare të mëdha, zhvillimet atje nuk janë më aq larg nga ne. Sot, tregjet janë të lidhura globalisht, dhe çdo ndryshim, qoftë politik apo ekonomik, mund të ketë efekt të ndjeshëm, direkt ose tërthorazi, tek ekonomia shqiptare”. Shqipëria shkëmben pak mallra me Venezuelën. Të dhënat nga Instituti i...