A është ekonomia në këmbë? Shteti mban rritjen, prodhimi dobësohet

A është ekonomia në këmbë? Shteti mban rritjen, prodhimi dobësohet

Teksa viti 2025 po mbyllet, ekonomia shqiptare duket se ka ruajtur një ritëm të qëndrueshëm rritjeje, me një shifër rreth 3.5%, që në pamje të parë sugjeron stabilitet dhe rezistencë ndaj tronditjeve të jashtme. Megjithatë, një analizë më e detajuar tregon se kjo rritje mbështetet kryesisht në veprimtarinë e shtetit dhe jo në forcën reale të sektorëve prodhues. Treguesit e fundit të Prodhimit të Brendshëm Bruto tregojnë se administrata publike dhe të ardhurat fiskale kanë kontribuar ndjeshëm në rritjen ekonomike, ndërsa sektorë kyç si bujqësia, industria përpunuese dhe ajo nxjerrëse vazhdojnë të japin kontribute negative për të tretin vit radhazi. Kjo situatë reflekton probleme strukturore, investime të pamjaftueshme, kosto të larta prodhimi dhe mungesë të fuqisë punëtore. Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa, shprehet se: “Nëse...