7 laboratorë të rinj për AKU, 22.5 mln euro investim për rritjen e sigurisë ushqimore
7 laboratorët e rinj të sigurisë ushqimore që do t’i shtohen AKU, janë financim i Bankës Botërore, kostoja e tyre kap vlerën e 22,5 mln eurove. Sipas shpërndarjes, 4 laboratorë do të jenë rajonalë përkatësisht në Shkodër, Durrës, Fier, Korçë. Ndërsa tre të tjerë në Tiranë, Gjirokastër, Vlorë do të mbështeten me pajisje të thjeshta për kryerjen e analizave rutinë. “Katër laboratorët që do të investohen me fokus bazuar në produktet dhe kulturat që do të mbillen në zona, do të jenë, Laboratori i Shkodrës i cili ka në fokus bimët medicinale, laboratori i Korçës pasi është i fokusuar në shëndetin e kafshëve, laboratori i Fierit, që është i fokusuar tek analizat e perimeve dhe frutave, si dhe laboratori i Durrësit pasi është pika më...
Burimi:
top-channel.tv