65 mijë fermerë marrin pagesat e Skemave Kombëtare, fondet tashmë në llogari

65 mijë fermerë marrin pagesat e Skemave Kombëtare, fondet tashmë në llogari

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) njofton fermerët se kësti i dytë i pagesave në kuadër të Skemave Kombëtare të Mbështetjes për vitin 2025 ka kaluar brenda datës 31 dhjetor, deri në orët e vona të ditës, sipas procedurave financiare në fuqi. Fondet tashmë janë transferuar në bankat e nivelit të dytë dhe po kalohen gradualisht në llogaritë bankare të rreth 65 mijë fermerëve përfitues. Me miratimin e Aktit Normativ të Këshillit të Ministrave më 19 dhjetor 2025, buxhetit të AZHBR i është shtuar një fond prej 1 960 406 000 lekësh, i destinuar për kryerjen e pagesave të Skemave Kombëtare të Mbështetjes, për vitin 2025. “AZHBR ka punuar pa ndërprerje në ditët e fundit të vitit për të mundësuar kalimin e 50% të...