Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
500 milionë euro të papërdorura në buxhetin e shtetit, ekspertët: Problem realizimi i shpenzimeve, FMN do të tregohet kritike
Ku po shkojnë paratë e mbledhura nga taksat e shqiptarëve që duhet të shpenzohen për investime të mira publike? Të mbyllura në arkën e shtetit. Edhe pse duhet të shpenzoheshin gjatë gjithë vitit, jo vetëm që nuk ka ndodhur kështu, por buxheti i shtetit ka rezultuar me një suficit mbi gjysmë miliardë euro në 2025. Një sër institucionesh të cilat kanë një rëndësi të veçantë në shpenzimin e parave publike si ministritë, pushteti vendor, ARRSH, AKSHI, nuk i kanë shpenzuar paratë siç duhet, të shtrira në kohë por dhe të shpërndara, të cilat do të përktheheshin dhe në më shumë investime duke paralizuar kështu buxhetin e shtetit. Të ardhurat në 11 mujorin 2025 sipas MF arritën në 687 mld lekë apo thënë ndryshe 7.1 mld...