‘5% mbetet në letër’, Qeveria vonon zbatimin për rivlerësimit të apartamenteve

‘5% mbetet në letër’, Qeveria vonon zbatimin për rivlerësimit të apartamenteve

Prej javësh, mijëra pronarë apartamentesh dhe agjenci imobiliare po presin zbatimin real të ligjit “Për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme”, i cili ul tatimin nga 15% në 5%. Ndonëse ligji është botuar në Fletoren Zyrtare dhe ka hyrë në fuqi më 22 janar 2026, ai mbetet i pazbatueshëm për shkak të mungesës së akteve nënligjore dhe vendimeve përkatëse të Këshillit të Ministrave. Në praktikë, qytetarët nuk mund të përfitojnë nga ulja e premtuar e tatimit, pasi qeveria ende nuk ka miratuar çmimet e reja të referencës për shitblerjen e pasurive në rrethe, të cilat do të shërbejnë si bazë për zbatimin e ligjit. Burime nga Ministria e Financave pranojnë se aktet nënligjore janë përgatitur, por zbatimi do të nisë vetëm pasi të miratohen çmimet e...