4.83 miliardë euro qarkullojnë cash në Shqipëri, qytetarët po mbajnë gjithnjë e më shumë para fizike

4.83 miliardë euro qarkullojnë cash në Shqipëri, qytetarët po mbajnë gjithnjë e më shumë para fizike

Informaliteti, ulja e besimit në banka, shmangia e komisioneve dhe taksave si dhe tradita e të mbajturit para nëpër duar, janë këto arsyet që po i nxisin më shumë qytetarët drejt cash-it. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se sasia e cashit në ekonomi në 2025 u rrit ndjeshëm, teksa vlera fund të vitit arriti në 4.83 miliardë euro, Në krahasim me dhjetorin 2024, ku paraja që qarkullonte jashtë bankave ishte gati 4.23 miliardë euro, rritja ka vijuar me 600 milionë euro. Kjo është vlera më e lartë e arritur ndonjëherë në vitet e fundit. Kjo lëvizje e lartë e parave në dorë, ka kosto të shumta për ekonominë pasi rrit hapësirat për informalitet, e bën më të vështirë luftën ndaj pastrimit të parave,...