3 miliardë lekë për bujqësinë! Malaj, Salla dhe Sejko takim me bankat tregtare: Shtysë e re për garancinë sovrane dhe kreditimin e bujqësisë
Ministria e Financave organizoi një takim të zgjeruar në nivel të lartë institucional, në vijim të dialogut të vazhdueshëm mbi përdorimin e Skemës së Garancisë Sovrane të Qeverisë Shqiptare dhe Programit të Financimit të Biznesit Mikro,të Vogël dhe të Mesëm (PFBVM) nga sektori bankar. Takimi u zhvillua nën drejtimin e Ministrit të Financave, Petrit Malaj, me pjesëmarrjen e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, si dhe Drejtorëve të Përgjithshëm të bankave tregtare që operojnë në vend dhe përfaqësuesve nga Shoqata Shqiptare e Bankave. Qëllimi i këtij takimi ishte vlerësimi i progresit të deritanishëm në zbatimin e instrumenteve të financimit, identifikimi i çështjeve që ndikojnë në transmetimin efektiv të kreditimit drejt ekonomisë reale, si dhe adresimi i...
Burimi:
javanews.al