25% e turistëve akomodohen në Shqipëri, ekspertët: Shtohen turistët traznit, problem informaliteti në strukturat me qira

25% e turistëve akomodohen në Shqipëri, ekspertët: Shtohen turistët traznit, problem informaliteti në strukturat me qira

Nga 12 milionë turistë që e vizituan Shqipërinë në vitin 2025 vetëm 25% e tyre kaluan të paktën një natë në strukturat akomoduese shqiptare të regjistruara si hotele, bujtina, apo apartamente me qira. Ndonëse Instituti i Statistikave bën të ditur se Net qëndrimet gjithsej u rritën me 26,2 %, ku ato jo-rezidentë u rritën me 39,2 %, ndërsa ato nga rezidentët u rritën me 8,7 %, përsëri numri i të huajve që flenë në Shqipëri është tepër i ulët. Për ekspertët e tregut dhe operatorët turistik kjo situatë vijnë si pasojë e shtimin të turistëve tranzit, informaliteti nga apartamentet me qira si dhe emigrantët që i kalojnë pushiemt tek të afërmit. Në Dhjetor 2025, shumica e vizitorëve jo-rezidentë të cilët u akomoduan në strukturat pritëse...