2025, shërbimet mbajnë peshën e punësimit, bujqësia dhe industria me rënie

2025, shërbimet mbajnë peshën e punësimit, bujqësia dhe industria me rënie

Tregu i punës në Shqipëri ka mbyllur vitin 2025 me sinjale pozitive në terma vjetorë, por sektorët e prodhimit bujqësia dhe industria shënuan rënie të fortë të normave të punësimit. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 15-64 vjeç arriti në 75,9%, duke me rritje prej 0,4 pikë përqindjeje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, rritje kjo që tregon një angazhim më të lartë të qytetarëve në tregun e punës. Papunësia ka pësuar një rënie inkurajuese në nivel vjetor, duke zbritur në 8,3% për popullsinë 15 vjeç e lart, çka përbën një përmirësim prej 0,5 pikë përqindjeje në raport me fundin e vitit 2024. Megjithatë, dinamika e brendshme e tregut brenda vitit 2025 tregon një...