2000 vende pune në panairin e punës/ 80 biznese ofrojnë paga mbi 1000 euro, kërkesa e lartë në turizëm

2000 vende pune në panairin e punës/ 80 biznese ofrojnë paga mbi 1000 euro, kërkesa e lartë në turizëm

2000 oferta pune po shpalosen në panairin e punës dhe aftësive në pallatin e Kongreseve nga Agjencia Kombëtare e Punësimit. Vende të lira pune gjen që te fusha e teknologjisë, ndërtimit, kontabilitetit, agjencitë imobilare e deri te zanatet që nuk kërkojnë diplomë universitare, si punonjës estetikë apo punonjës të hoteleri turizmit. Dhjetëra sipërmarrës janë bashkuar për të tërhequr punëkërkuesit me paga konkurruese. “Në këtë panair marrin pjesë 80 biznese me 2000 vende të lira pune. Mesatarja e pagave që sot ofrohen është mbi 1000 euro. Kjo është një mundësi shumë e mirë për çdo të ri edhe punëkërkues për tu njohur me ofertat e punës që janë të larmishme. Profesionet më të kërkuara janë në sektorin e shërbimit, prej rritjes së turizmit”, tha Klevis Hysa-...