‘200 mijë biznese në borxhe’, Tabaku: Politikat fiskale po shkatërrojnë ekonominë, 40% e xhiros shkon për taksa

‘200 mijë biznese në borxhe’, Tabaku: Politikat fiskale po shkatërrojnë ekonominë, 40% e xhiros shkon për taksa

Ekonomia shqiptare po përjeton një krizë të thellë, e cila nga ekspertët po cilësohet si një “gjenocid ekonomik”. Sipas analizave të situatës aktuale, politikat qeveritare kanë krijuar një mjedis armiqësor për biznesin e ndershëm, duke favorizuar një grup të vogël oligarkësh përmes ligjeve speciale dhe duke e rënduar pjesën tjetër të ekonomisë me një barrë të lartë fiskale. Një nga problemet më të mprehta është barra e lartë fiskale. Në një emision televiziv, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku u shpreh se sipas të dhënave, ngarkesa totale e taksave për një biznes në Shqipëri arrin deri në 40% të xhiros, një shifër që e bën mbijetesën thuajse të pamundur. Kjo situatë ka çuar në pasoja dramatike. Rreth 200,000 biznese janë gjendur në statusin debitor, të...