100 mijë ton karburant mbërrijnë në Portin e Durrësit
Në portin e Durrësit ka mbërritur anija e parë me karburant që prej nisjes së tensioneve dhe luftës në Lindja e Mesme. Anija është ankoruar në zonën portuale të Porto Romano, duke sjellë një sasi prej rreth 100 mijë ton karburant. Sipas burimeve nga sektori i energjisë dhe logjistikës portuale, kjo ngarkesë konsiderohet një furnizim i rëndësishëm për tregun vendas, në një moment kur zhvillimet gjeopolitike në rajonin e Lindjes së Mesme kanë shtuar pasiguritë në tregjet ndërkombëtare të energjisë. Anija pritet të nisë menjëherë procedurat e shkarkimit të karburantit në depozitat e zonës së Porto Romanos, një nga pikat kryesore të përpunimit dhe shpërndarjes së hidrokarbureve në vend. PAMJE:
Burimi:
syri.net