1.5 miliardë euro kursime në 2025, kryesojnë Tirana, Durrësi, Fieri dhe Korça. Më pak kursime në Dibër dhe në Kukës
2025 u shoqërua me rritje çmimesh dhe më shumë presion mbi buxhetin familjar, por shqiptarët nuk hoqën dorë nga zakoni i vjetër të kursejnë. Plot 1.5 miliardë euro kanë kursyer qytetarët shqiptarë vetëm në vitin që lamë pas. Kursimet në lekë janë ato që mbizotërojnë më së shumti me 810 mln euro. Ndërsa më pak para janë depozituar për t’u kursyer në euro, si pasojë edhe e luhatjeve si dhe dobësimit të saj në tregun vendas, duke arritur kështu në 702 mln euro. Një ecuri e tillë e kursimit në të gjitha valutat ka bërë që qytetarët në depozitat e tyre bankare deri në 2025 të kenë plot 1.43 trilion lekë. Po nëse ndalemi sipas qyteteve, kush nga qytetarët kursen më shumë? Në të dhënat...
Burimi:
top-channel.tv