Egnatia-Partizani dhe Vllaznia-Teuta, njihuni me ndeshjet e javës së pestë në Superiore

Egnatia-Partizani dhe Vllaznia-Teuta, njihuni me ndeshjet e javës së pestë në Superiore

Java e 5-të e “Abissnet Superiore” do të luhet të premten, të shtunën dhe të dielën. Ndeshja hapëse e kësaj jave do të luhet në Shkodër mes Vllaznisë dhe Teutës në ora 18:30. Të shtunën do të zhvillohen dy takimet e tjera. Vora pret Skënderbeun në shtëpi në ora 16:00 ndërsa një përballje mjaft interesante do të luhet në “Elbasan Arena” mes Dinamo City – KF Laçi. Sakaq, të dielën Tirana do të përballet me Elbasanin në kryeqytet në ora 16:00 ndërsa sfida mbyllëse e kësaj jave do të luhet mes Egnatias dhe Partizanit në “Arena Egnatia” duke nisur nga ora 18:30. /Sport Ekspres/