Egnatia mposht Teutën në përballjen për vendin e parë, ekipi i Nevil Dedes merr kreun e Superiores

Egnatia mposht Teutën në përballjen për vendin e parë, ekipi i Nevil Dedes merr kreun e Superiores

Java e 9 e “Abissnet Superiore” -s ka përfunduar me duelin Egnatia-Teuta. Një përballje e drejtpërdrejtë mes dy ekipeve që deri më tani po garojnë për vendin e parë në renditje. Ndeshja përfundoi me fitoren e rrogozhinasve, të cilëve u mjaftoi një gol për të marrë 3 pikët. Ishte Adjesa ai që tundi rrjetën në minutën e 68 të lojës, duke vulosur fitoren 1-0 të Egnatias. Me këtë rezultat ekipi i Nevil Dedes ka zbritur Teutën nga kryesimi. Tashmë vendi i parë i renditjes në “Abissnet Superiore” i përket Egnatias, me 21 pikë të grumbulluara gjithsej, ndërsa nga pas e ndjek Teuta me 1 pikë më pak./Sport Ekspres/