Editorial nga Florian Binaj/ Skaneri i dyshes Rama-Veliaj dhe ‘La omertà’ siçiliane
Editorial nga Florian Binaj/ Skaneri i dyshes Rama-Veliaj dhe ‘La omertà’ siçiliane Këtë javë patëm mundësi të shohim një skaner të atyre që kanë qeverisur Shqipërinë për 14 vite, e Tiranën për 23 vite. Një Kryetar Bashkie në paraburgim që akuzon Kryeministrin për kërcënime të stilit mafioz. Kryeministri thuhet se e akuzon Kryetarin e burgosur për puçist. Si në çdo pakt mafioz, bie në sy heshtja: askush brenda partisë nuk flet, gjithkush ka frikë të mbajë qëndrim. Kjo është “La omertà” siçiliane. Nuk ka rëndësi sa përqind është e vërtetë, sa gënjen njëri e sa gënjen tjetri. Ajo që ka rëndësi është se këta dy njerëz, për sa kohë ndanin pushtetin bashkë në kurriz të Shqipërisë e të Kryeqytetit dhe shqiptarëve, ishin “lokomotiva”, “timonieri”, “gjigandi”,...
Burimi:
sot.com.al