Edi Ramën nuk e pret askush në OKB
Edi Ramën nuk e pret askush në OKB Kryeministri po kthehet nga Nju Jorku me bilancin më të dobët diplomatik që nga shtatori i vitit 2013, kur shkeli për herë të parë në OKB si kreu i qeverisë shqiptare. Edi Rama shkoi në Nju Jork për të marrë vëmendje ndërkombëtare. Por mbajti një fjalim “në shkretëtirë” (këtë metaforë përdori ai për sallën bosh të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së kur mbajti fjalimin e tij) dhe u end si në shkretëtirë pa takuar asnjë udhëheqës botëror. Në fakt, nga Nju Jorku ai u desh të merrej me Tiranën: me skandalin e radhës që goditi qeverinë e tij. Gjatë gjithë javës, kryeministri bëri vetëm dy postime në rrjetin social X. I pari erdhi të martën: nga Nju...
Burimi:
sot.com.al