“Edi Rama dorëzo pushtetin”, shqiptaro-amerikani përballë SPAK: Zbatoni ligjin ose dorëhiquni

“Edi Rama dorëzo pushtetin”, shqiptaro-amerikani përballë SPAK: Zbatoni ligjin ose dorëhiquni

Një grup qytetarësh janë mbledhur në protestë mesditën e kësaj të enjte, para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Protestuesit kanë zgjedhur të zhvendosin thirrjet e tyre përpara institucionit të drejtësisë, duke kërkuar përgjegjësi dhe reagim për zhvillimet më të fundit politike në vend, ku prej muajsh qytetarët kërkojnë largimin e Ramës dhe kastës së vjetër politike. Me pankarta në duar dhe thirrjet “Edi Rama dorëzo pushtetin”. qytetarët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre, ndërsa janë shprehur se revolta do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Qytetari shqiptaro-amerikan, në emër të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, ka dalë në protestë para SPAK-ut, duke i kërkuar llogari kreut të institucionit, Klodjan Braho, për mungesën e hetimeve dhe rezultateve konkrete ndaj korrupsionit në nivelet e larta të qeverisë...