Edhe tre ditë për marrëveshjen, ose Kosova shkon sërish në zgjedhje

Edhe tre ditë për marrëveshjen, ose Kosova shkon sërish në zgjedhje

Pas tre ditësh, Kosova mund të shkojë në zgjedhjet e treta të parakohshme, nëse Lëvizja VetëVendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës nuk arrijnë marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit. Në këtë mënyrë, vendi do t’i hynte ciklit të katërt zgjedhor në më pak se dy vjet. Zgjedhjet e fundit të rregullta janë mbajtur më 9 shkurt 2025, kur përfundoi mandati i Qeverisë Kurti 2. Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në vendimin e saj të fundit, cakton 6 tetorin si ditën e fundit kur duhet të përfundojë procedura e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës. Po ashtu, aty ka sqaruar edhe rrugën se si shkohet në zgjedhje të reja në rast të dështimit për ta zgjedhur presidentin e ri. Gjykata thekson se, nëse Kuvendi dështon...