Edhe sot protestë kundër vendimit të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Organizata e Veteranëve të Luftës ka thirrur protestë gjithëpopullore për sot në orën 12:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të kundërshtuar vendimin dënues të Speciales ndaj katër ish-udhëheqësve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Të enjten në një konferencë për media nënkryetari i kësaj organizate, Gazmend Syla, ka thënë se protesta do të jetë paqësore dhe se për dhunë e persona me maska nuk do të ketë vend. “Ju e dini, nuk është vendim i padrejtë vetëm ky i djeshmi. Me bashkëluftëtarë tanë, ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbushur burgje në kohën e UNMIK-ut me ish-udhëheqësit e UÇK-së”, ka thënë Syla. “Protesta jonë që organizohet nesër është paqësore, jo e dhunshme, pa maska, me fytyrat tona, kemi çka me tregu boll, fytyrat...
Burimi:
syri.net