E zunë poshtë materialet e rënda teksa po punonte, humb jetën pronari i një objekti në Vlorë
Një person ka humbur jetën këtë të martë në Vlorë, në ambientet e një kompanie pranë rrugës Transballkanike. Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se ka qenë duke punuar në momentin e ngjarjes, kur materiale të rënda kanë rënë mbi të, duke e zënë poshtë. Gazetarja Afrovita Hysaj mëson se 75-vjeçari Y.Shakaj pronar i kompanisë ku ka ndodhur ngjarja, ishte duke kaluar pranë paneleve sanduiç për zhvendosjen e tyre, në momentin që materialet e rënda kanë rrëshqitur dhe i kanë rënë mbi trup. Si pasojë e plagëve të marra, 75 vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje. Në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për nxjerrjen e trupit, që dyshohet se ka mbetur i bllokuar nën materialet e rënda. Policia ka nisur...
Burimi:
javanews.al