E rriti djalin e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, detaje të reja nga vrasja e nënës shqiptare nga i biri
Qyteti i Chiarit në Itali vijon të jetë i tronditur nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare Meleqe Lusha, e cila dyshohet se u vra me thikë nga djali i saj 21-vjeçar, Eduart Xhani, brenda banesës së tyre. Kryebashkiaku i Chiarit, Gabriele Zotti, ka reaguar pas ngjarjes tragjike, duke u shprehur se lajmi ka tronditur të gjithë komunitetin, jo vetëm personat që njihnin familjen. Ai e përshkroi 39-vjeçaren si një grua punëtore, e cila kishte rritur e vetme djalin pas ndarjes nga bashkëshorti. Meleqe Lusha punonte në Spitalin Civil të Breshias, ndërsa mbështetje kishte edhe nga katër vëllezërit e saj, të angazhuar në sektorin e ndërtimit. Sipas kryebashkiakut, edhe 21-vjeçari ishte rritur dhe shkolluar në Chiari, ndërsa deri më tani nuk kishte pasur probleme të raportuara apo...
Burimi:
gijotina.com