E rëndë/ Pacienti bie nga kati i tretë i spitalit, ndërron jetë
Një pacient ka humbur jetën sot pasi është hedhur nga kati i tretë i Spitalit të Traumës në Tiranë. Pacienti ishte shtruar në spital pas një tentative të mëparshme për vetëvrasje, si pasojë e së cilës kishte pësuar fraktura dhe po merrte trajtim mjekësor. Gjatë qëndrimit në spital, pacienti ka rënë nga kati i tretë i godinës, duke humbur jetën. Pas ngjarjes, policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe dinamikën e saj. Në kuadër të hetimeve, po merren në pyetje personeli mjekësor dhe familjarët e pacientit. Pritet që hetimet të hedhin dritë mbi mënyrën se si ndodhi ngjarja dhe rrethanat e qëndrimit të pacientit në spital.
Burimi:
argjiroja.net