E rëndë në Vlorë/ Shtatë nxënëse të mitura denoncojnë mësuesin për ngacmim seksual në shkollë, ndalohet arsimtari 35-vjeçar!
Një mësues i edukimit fizik është ndaluar në Vlorë, pasi shtatë nxënëse të shkollës ku ai jepte mësim e kanë kallëzuar për ngacmim seksual. Nxënëset, të moshave 14 deri në 17 vjeçe, kanë deklaruar se 35-vjeçari i ka ngacmuar seksualisht në ambientet e shkollës. Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, në kuadër të veprimeve hetimore është ndaluar shtetasi A. A., 35 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë mësues i edukimit fizik në këtë shkollë. “Në Vlorë, u ndalua shtetasi A. A., 35 vjeç, banues në Vlorë, mësues i edukimit fizik në një shkollë, pasi kanë kallëzuar 7 nxënëse të kësaj shkolle, të moshave 14–17 vjeçe, se ky shtetas i ka ngacmuar seksualisht në ambientet e shkollës”, njofton policia. Ngjarja ka ndodhur në një shkollë...
Burimi:
javanews.al