E rëndë në Vlorë/ E zënë poshtë materialet, humb jetën punonjësi

E rëndë në Vlorë/ E zënë poshtë materialet, humb jetën punonjësi

Një person ka humbur jetën në ambientet e një kompanie në Vlorë, teksa dyshohet se ishte duke punuar, njofton gazetari i Syri tv. Sipas dëshmitarëve, mbi të kanë rënë materiale të rënda, duke e zënë poshtë dhe duke i shkaktuar vdekjen. Në vendngjarje kanë mbërritur punonjësit e ambulancës, ndërsa është kërkuar edhe ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës, pasi dyshohet se trupi i viktimës ndodhet i bllokuar nën materialet e rënda. Policia ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse viktima ka qenë duke punuar në momentin e aksidentit.