E rëndë në Greqi, shqiptari plagoset në atentat me dy plumba! Dërgohet në spital në gjendje kritike, 2 të ndaluar, ja pista e dyshuar
Një 36-vjeçar shqiptar është plagosur në një sulm me armë të ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën Lenorman, në lagjen Kolonos të Athinës. Policia thotë se ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por dyshohet se para plagosjes me armë zjarri, ai është konfliktuar me dy persona të tjerë. Ai u dërgua në spital, ku po merr trajtim mjekësor, ndërsa lidhur me ngjarjen janë ndaluar dy persona, identiteti i të cilëve nuk dihet për momentin. Sa i përket të plagosurit, shtetasit shqiptar, ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij. Ai ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Attikon, me dy plumba në zonën e barkut.
Burimi:
javanews.al