E rëndë në Gjirokastër, bie nga kati i dytë i një banese ku po kryente punime, humb jetën 64-vjeçari

E rëndë në Gjirokastër, bie nga kati i dytë i një banese ku po kryente punime, humb jetën 64-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë pasdite në lagjen “Varosh” të Gjirokastrës, ku një 64-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i një banese gjatë punimeve. Viktima është Agron Nika, 64 vjeç, banues në Dimal, i cili ishte marrë për të kryer punime në banesën e djalit të një shtetasi nga Fieri me emrin Jani Fuli, i cili u arrestua nga Policia e Gjirokastrës. Arrestimi është bërë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.