E përmendin për një rikthim në Premier League, trajneri Southgate konfirmon të ardhmen e tij

E përmendin për një rikthim në Premier League, trajneri Southgate konfirmon të ardhmen e tij

Ish-trajneri i kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate, nuk e sheh veten në rolin e trajnerit në të ndonjë ekipi në Premier League. 56-vjeçari nuk ka ushtruar detyrën e trajnerit që kur u largua nga kombëtarja e “3 luanëve”, të cilën e çoi deri në finalen e Euro 2024, ku u mundën nga Spanja. Ai nuk ka drejtuar ndonjë klub që nga viti 2006, periudhë gjatë së cilës drejtoi Middlesbrough për tre vjet. Emri i Southgatet është përfolur prej kohësh për disa pozicione në Premier League, përfshirë atë te Manchester United. “Nuk e imagjinoj një skenar ku mund ta bëj një gjë të tillë”, tha Southgate. Më tej, ai shtoi: “Drejt fundit të kohës sime me Anglinë, nuk po e shijoja më punën. Të paktën për...