E pazakontë për Mario Mitajn, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare nuk merr asnjë minutë në ndeshjen e dytë radhazi në Serie A
Mario Mitaj po përjeton një nisje të pazakontë te Genoa, vetëm pak javë pasi iu bashkua klubit italian. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare nuk është aktivizuar ende në kampionat, duke e parë nga stoli edhe ndeshjen e dytë radhazi. Mitaj ishte në stol në sfidën e parë të sezonit ndaj Napolit, të cilën Genoa e humbi 0-2, por nuk u aktivizua në asnjë moment. E njëjta situatë u përsërit edhe këtë mbrëmje ndaj Lazios, ku mbrojtësi kuqezi sërish mbeti mes zëvendësuesve dhe nuk mori asnjë minutë. Genoa pësoi një tjetër humbje, këtë herë me rezultatin minimal 1-0 në transfertë ndaj Lazios, duke e nisur kampionatin me dy disfata. Situata është disi befasuese për Mitajn, pasi Genoa e afroi gjatë merkatos së kësaj vere, me mbrojtësin shqiptar...
Burimi:
javanews.al