E pazakontë/ 11 fëmijë, 7 gra, 3 Champions, 160 milionë të humbura, jeta e shfrenuar e Roberto Carlos!
Si një nga goditjet e tij të famshme të dënimit, që mund të ndryshonin drejtim në mënyrë të paparashikueshme, edhe jeta e Roberto Carlosit mori papritur një tjetër kthesë. Ato goditje dënimi të frikshme, që e bënë të njohur në mbarë botën, tashmë i kanë lënë vend një tjetër realiteti: një katastrofe financiare që vetë legjenda braziliane ka rrëfyer. Miq të rremë, agjentë mashtrues dhe familjarë dinakë i boshatisën llogaritë bankare. Roberto Carlos mbeti pa asnjë qindarkë. Përballë këtij kapitulli të hidhur të jetës, ndryshon edhe portreti i këtij “djali të përjetshëm” – sot 53 vjeç – i cili duket sikur është plakur papritur. Dikur ishte ai fëmija i madh i futbollit, me buzëqeshjen e përhershme dhe fytyrën e një djaloshi që nuk u rrit...
Burimi:
javanews.al