E papritur/ Arbër Hoxha largohet nga Kroacia, vazhdon karrierën në… Azi

E papritur/ Arbër Hoxha largohet nga Kroacia, vazhdon karrierën në… Azi

Merkatoja nuk ka përfunduar ende për lojtarët e Kombëtares shqiptare. Arbër Hoxha mund të ndryshojë skuadër së shpejti. “Sportske Novosti” ka raportuar se lojtari 27-vjeçar pritet të transferohet në radhët e Al Vahda-së. Dinamo e Zagrebit do të arkëtojë 2.5 milionë euro nga kjo shitje, si dhe do të mbajë 10% të vlerës së kartonit. Një lëvizje e papritur kjo për Arbër Hoxhën. Nisur nga sezoni mjaft pozitiv që po zhvillonte pritej një kalim në një kampionat më të fortë për anësorin e Kombëtares kuqezi, por me shumë ngjasa e ardhmja e pret në Emiratet e Bashkuara Arabe./Sport Ekspres/