E paprecedentë në Yzberisht, dy grupe me 23 të mitur përleshen dhunshëm me shkopinj bejsbolli! Policia parandalon tragjedinë dhe i procedon

E paprecedentë në Yzberisht, dy grupe me 23 të mitur përleshen dhunshëm me shkopinj bejsbolli! Policia parandalon tragjedinë dhe i procedon

Një konflikt i përmasave të mëdha mes të miturve është parandaluar në Yzberisht të Tiranës, pas ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë. 23 të rinj, të moshave 13 deri në 17 vjeç, janë proceduar penalisht, ndërsa dy shkopinj bejsbolli janë sekuestruar nga efektivët. Njoftimi i Policisë: “Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Komisariatit Nr. 6 parandalon një konflikt ndërmjet dhjetëra të miturve, në Yzberisht. Procedohen penalisht 23 shtetas të moshave 13-17 vjeç, që do të përfshiheshin në konflikt. Sekuestrohen 2 shkopinj bejsbolli. Menjëherë pas sigurimit të informacionit se dhjetëra të mitur do të konfliktoheshin në rrugën “Besim Alla”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë shkuar në zonën e sinjalizuar, për të parandaluar ngjarjen. Efektivët kanë konstatuar disa të mitur të pajisur me shkopinj bejsbolli,...