E morën për të hequr Brojën, por Vardi i zhgënjen! Sulmuesi anglez nuk luan dot më shumë se… 20 minuta
Situata e Armando Brojës te Bërnlei nuk është pozitive. Sulmuesi shqiptar nuk preferohet nga trajneri, që në disa raste e lënë në tribunë, pavarësisht alternativave të pakta në sulm. Së fundmi klubi anlgez afroi në skuadër një lojtar me mjaft përvojë si Vardi. Sulmuesi 39-vjeçar erdhi me bujë në Bërnley, ku projektohej titullar përpara Brojës. Por gjërat nuk shkuan ashtu siç priteshin. Forma fizike e Vardit lë për të dëshiruar, duke e bërë të pamundur fitimin e fanellës së titullarit. Trajneri ka pranuar se me formën aktuale, ish-lojtari i Leiçesterit mund të përballojë vetëm 20 minuta lojë./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com