E lidhi bashkëshorten në bodrum për të parë ndeshjen e futbollit, tani rrezikon burgun
24 Tetor 2026 9:29 Alfred Lleshi Një ngjarje e pazakontë vjen nga Richmondi, në shtetin amerikan të Virxhinias. Terry Ward, 64 vjeç, përballet me akuza për rrëmbim të rëndë (vepër penale) dhe sulm, pasi dyshohet se e lidhi bashkëshorten në një karrige në bodrumin e banesës, në mënyrë që të ndiqte i qetë ndeshjen e futbollit në katin e sipërm. Sipas raportimeve mediatike, policia ndërhyri të dielën në mbrëmje, pas një njoftimi për incident familjar. Gruaja iu tha efektivëve se ishte mbajtur e lidhur për deri në 45 minuta. Sipas të njëjtave raportime, në krahët e saj u konstatuan shenja dhe mbetje ngjitësi nga shiriti lidhës pas karriges. Ward dyshohet se e ka pranuar para policisë se e kishte lidhur bashkëshorten dhe e kishte lënë...
Burimi:
telesport.al