“E la kimioterapinë për festivalin”/ Adelina Muça flet për sakrificat e aktorit që humbi jetën
Aktorja dhe regjisorja Adelina Muça ka ndarë një rrëfim prekës për kolegun dhe mikun e saj, Gjergj Mena, i cili u nda nga jeta së fundmi. E ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, ajo kujtoi me emocione njeriun me të cilin kishte ndarë jo vetëm skenën, por edhe miqësi të veçantë ndër vite. Muça tregoi se Gjergjin e kishte njohur që pas përfundimit të Akademisë së Arteve. Fillimisht ishin thjeshtë kolegë, më pas miq, duke ndarë së bashku momente të bukura, udhëtime dhe kujtime familjare. Ajo e përshkroi si një njeri të jashtëzakonshëm, nga ata njerëz të rrallë që lënë gjurmë te të gjithë ata që kanë fatin t’i njohin. “Vërtet na erdhi keq. Përveçse ishte shumë i ri, ishte një djalë i jashtëzakonshëm....
Burimi:
javanews.al